Gjenden dhe asgjësohen 491 bimë kanabis në Orenjë të Librazhdit, nuk janë identifikuar ende autorët
24/07/2023 12:05
Janë zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies 491 bimë kanabis të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar në njësinë administrative Orenjë, Librazhd.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kultivimit të bimëve të kanabisit të gjetura gjatë fazës së tretë të operacioni antikanabis i koduar “Çereshta”, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë.
Me bimët e sekuestruara në këtë fazë, shkon në 1 mijë e 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve kanabis të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel