Elon Musk ka deklaruar sot përmes një postimi se do të ndryshojë logon e Twitter: Së shpejti do t’i japim lamtumirën markës Twitter dhe gradualisht të gjithë zogjve.

Gjithashtu në postimin e tij pronari miliarder i platformës së mediave sociale shkruan: Nëse një logo mjaft e mirë postohet sonte, ne do ta bëjmë që të shfaqet në mbarë botën nesër.

 

 

Musk postoi një imazh të një “X” që dridhej dhe më vonë në një bisedë audio në Twitter Spaces, pohoi deklaratën e tij, duke shtuar se duhej bërë ky ndryshim kohë më parë.

Nën mandatin e trazuar të Musk që kur bleu Twitter në tetor, kompania ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, duke reflektuar vizionin e miliarderit për të krijuar një “super aplikacion” si WeChat i Kinës.

Zogu u zëvendësua përkohësisht në prill nga qeni Shiba Inu i Dogecoin, duke ndihmuar në rritjen e vlerës së tregut të monedhës meme.

Kompania u kritikua gjerësisht nga përdoruesit dhe profesionistët e marketingut, kur Musk njoftoi në fillim të këtij muaji se Twitter do të kufizonte sa tweet-e në ditë.

Top Channel