Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagën minimale, kjo pasi ata nuk janë pajtuar me vlerën e pagës dhe përjashtimin e veteranëve.  

Një gjë të tillë e mbështesin veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi me ligjin e miratuar javë më parë, u përjashtua rritja e pensioneve të tyre krahas pagës minimale. Ata presin që Kushtetuesja ta kthejë në Kuvend ligjin.

Gjykatës Kushtetuese i bëj thirrje të punojë në favor të vlerave të luftës, sepse për shkak të tyre është formuar ai institucion“- tha Emin Lati, kryetar i OVL-UÇK-së, dega në Skenderaj.

Të hënën organizatat e dala nga lufta do të takohen për tu dakorduar për hapat që do ndërmarrin, por Lati nuk e përjashton mundësinë e një proteste të enjten e fundit të korrikut.

“Të hënën do të diskutojmë dhe është vendimi që të enjten duhet të mbahet një protestë. Unë dhe veteranët e komunës së Skenderajt, mendojmë që duhet të vazhdohen protestat deri në arritjen e qëllimeve tona”– u shpreh Lati.

Ndryshimet që u bën në këtë ligj, e rrisin pagën minimale nga 170 euro në 264, por këtu përjashtohen veteranët, pasi nuk mundësohet rritja e pensioneve të tyre, sikur me ligjin e vjetër. Pensionet e veteranëve do të mbesin 170 euro.

Ligji u miratua në lexim të dytë dy javë më parë, vetëm me votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA