Prej 7 vitesh varrezat dëmtohen sistematikisht, banorët e Belishovës: Dëmi material është i papërfillshëm kundrejt atij shpirtëror

22/07/2023 12:02

Prej 7 vitesh varrezat publike të fshatit Belishove në bashkinë e Mallakastrës dëmtohen sistematikisht nga persona ende të paidentifikuar duke u kthyer në problem shqetësues për banorët e zonës.

Banorët tregojnë për mikrofonin e Top Channel se në periudha të ndryshme kohore fotografitë dhe qivuret e të ndjerëve thyhen e dëmtohen, ndërsa theksojnë se problemin e kanë denoncuar në polici e madje çështja e tyre ka përfunduar deri në prokurori por vijon të mbetet e pazgjidhur.

Banorët tregojnë se më shumë se 50% e varreve, janë dëmtuar teksa theksojnë se dëmi material është i papërfillshëm kundrejt atij shpirtëror.

Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzëri për zgjidhje të këtij problemi shumëvjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA