Studimi: Njerëzit që lexojnë libra janë më të sjellshëm se ata që nuk lexojnë (fotot)

20/07/2023 17:48

Shpesh njerëzit besojnë se librat të bëjnë më inteligjent, por në të njëjtën kohë ata që lexojnë është raportuar se kanë vështirësi me lidhjet shoqërore.

Por ja ku vjen një studimi ri që tregon se kjo nuk është e vërtetë, pasi në fakt të lexuarit mund t’ju bëjë më të dashur dhe empatik. Leximi të bën gjithashtu të veprosh në mënyra më të pranueshme nga ana shoqërore.

Studimi i kryer nga Universiteti Kingston në Londër përfshinte 124 pjesmarrës, të cilët u pyetën për preferencën e tyre për librat, teatrot apo programet televizive.

Ata u testuan gjithashtu në aftësitë e bashkëveprimit personal, duke përfshirë sesa merrnin në konsideratë ndjenjat e të tjerëve dhe nëse vepronin për të ndihmuar të tjerët.

Studimi zbuloi se ata që preferonin librat vepronin në mënyra më të pranueshme nga ana shoqërore, në krahasim me ata që preferonin të shikonin TV. Këta të fundit perceptoheshin si më pak miqësorë dhe më pak të kuptueshëm ndaj pikëpamjeve apo ndjenjave të të tjerëve.

Por gjithsesi jo të gjithë librat kishin efekt të njëjtë. Studimi tregonte se tipi i letërsisë që zgjedhur, kishte pasoja në inteligjencën emocionale.

Studimi tregonte se fansat e tregimeve te trillimit kishte sjellje shoqërore më pozitive, kurse lexuesit e romaneve romantike apo dramatike kishin më shumë empati për të tjerët, pra kuptonin më thellë ndjenjat ose këndvështrimin e tyre.

Në të njëjtën mënyrë lexuesit e librave eksperimentalë mund të shikonin gjërat nga më shumë këndvështrime, ndërsa lexuesit e preferuar të komedive kuptonin më mirë këndvështrimin e tjetrit.

“Ekspozimi ndaj letërsisë së trillimit sjell rritjen e një rangu aftësish të empatisë. Përfshirja me prozën e komedinë, shton aftësitë e empatisë së njerëzve”, thanë studiuesit e ‘British Psychological Society’ gjatë një konference në Brighton, në jug të Britanisë.

Por gjithsesi duhet pasur parasysh se studimi nuk jepte një efekt shkak-pasojë për zbulimet, pra thjesht njerëzit e sjellshëm mund të tërhiqen nga librat ,dhe jo se detyrimisht librat t’i bëjnë ata të tillë.

FOTO GALERI
1/3
Studimi zbuloi se ata që preferonin librat vepronin në mënyra më të pranueshme nga ana shoqërore, në krahasim me ata që preferonin të shikonin TV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA