“Shi” raketash në portet ukrainase! Ukraina vuri anije në gatishmëri, Rusia hakmerret

20/07/2023 20:09

Ukraina vuri në gatishmëri anijet në Detin e Zi të drejtuara drejt porteve të kontrolluara nga Rusia, ndërsa Moska goditi portet ukrainase të Mykolaiv dhe Odesa me dronë e raketa.

Kievi pritet ti përdorte anijet si transportues të ngarkesave ushtarake, direkt pas refuzimit të Rusisë për të rinovuar marrëveshjen e grurit.

Të paktën tre persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse, ndërsa dëmet mbeten të rënda.

Rusia goditi qytetet me 19 raketa dhe 19 dronë, pasi Kremlini premtoi hakmarrje për një sulm në urën që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë kontinentale.

Ukraina ka akuzuar udhëheqësit rusë se synon furnizimet me drithëra dhe infrastrukturën jetike për marrëveshjen e Detit të Zi, e cila u rrëzua në fillim të kësaj jave.

Një sulm i mëparshëm kishte shkatërroi 60,000 ton grurë të destinuar për eksport nga prodhuesi kryesor global. Ndërsa në sulmet e kryera gjatë natës nuk dihen dëmet që janë shkaktuar.

Pushtimi i Moskës vitin e kaluar bëri që portet e Detit të Zi të Ukrainës të bllokohen nga anije luftarake derisa të dyja palët ranë dakord për marrëveshjen e eksportit të grurit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. Një marrëveshje e cila nuk është më nën funksion, që prej ditës së hënë.

Marrëveshja mundësoi eksportin e më shumë se 32 milionë tonë drithë ukrainase gjatë vitit të kaluar, duke sjellë lehtësim për vendet që përballen me mungesa kritike ushqimore si Sudani, Afganistani dhe Jemeni.

Top Channel