Zâ Fest është festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit të angazhuar, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Në gjashtë vite, Zâ Fest ka arritur të sjellë vëmendjen e publikut drejt disa prej pikave më interesante të veriut të Shqipërisë.
I krijuar në vitin 2017 nga kantautori Vlashent Sata, një nga pikat më të forta të Zâ Fest janë muzika, legjendat dhe gojëdhënat. Megjithatë, Zâ Fest synon të jetë një festival jo vetëm për muzikën dhe artin e fjalës, por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin, etj.
Shkodra është sërish kryefjala e këtij edicioni, por Festivali zbret nga malet duke shkuar buzë qytetit. Oborri i Kulles se Sahatit dhe sigurisht Kalaja Rozafa janë vendtakimet në këtë edicion.
Çun Lajçi, Vlashent Sata, Gala Dragot, Davide Shorty, Gipsy Groove dhe pa harruar jaret shkodrane do të jenë pjese e programit nga datat 21 deri me 23 korrik.
Top Channel