Ekskluzive/ I shtrirë përtokë dhe i mbuluar nga gjaku! Atentati në Lezhë, Nikolin Lekstakaj pak minuta pas vrasjes

20/07/2023 10:09

Top Channel ka siguruar foton e viktimës Nikolin Lekstakaj pak minuta pas vrasjes në Balldre të Lezhës.

Ai u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldre të Lezhës.

Sipas korrespondentes së Top Channel, Brixhilda Deda, disa persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës në lidhje me atentatin e një dite më parë në Balldren.

Mes të shoqëruarve ka persona nga fisi i Nikulajve, të cilët për shkak të hasmërisë mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, mbeten të dyshuarit kryesorë. Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë së bizneseve, megjithatë deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me atentatorët.

Burime bëjnë me dije se në dëshminë paraprake vëllai i viktimës Bled Lekstakaj është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

Ai ka dëgjuar krismat e armës por nuk e ka besuar që mund të jetë vrarë i vëllai, më vonë është njoftuar mbi ngjarjen.

Kamerat e sigurisë në market ishin ndihma e vetme për grupin hetimor por sipas burimeve nuk e kanë kapur momentin e vrasjes për shkak të cilësisë së ulët të kamerave.

Viktima nuk i druhej ndonjë atentati të mundshëm pasi lëvizte lirshëm. Ai i kishte shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë dhe ende mbetet ngjarje e pa zbuluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA