Singapori tani ka kryesuar listën e pasaportave më të fuqishme në botë, duke e rrëzuar Japoninë në vendin e tretë , sipas Indeksit të Pasaportave Henley të publikuar të martën.

Siç raporton CNBC, kjo do të thotë se pasaporta e Singaporit u lejon shtetasve të saj hyrjen pa viza në 192 destinacione nga 227 në botë.

Renditja Botërore e Pasaportave 2023 u bazua në të dhënat e ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, ose IATA, i cili rendit pasaportat e botës bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake.

Shqipëria renditet në vendin e 48 së bashku me Gjerogjinë. Shtetasit shqiptaë kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza vetëm në 117 vende të botës.

Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin e dytë, me qytetarët e tyre në gjendje të vizitojnë 190 destinacione globale.

Japonia, e cila kryesoi listën vitin e kaluar, ra në vendin e tretë – pasaporta e saj lejon akses pa viza në 189 destinacione, nga 193 në 2022. Pasaporta të tjera së bashku me Japoninë për vendin e tretë përfshijnë Austrinë, Finlandën, Francën, Luksemburgun, Korenë e Jugut dhe Suedia.

Mbretëria e Bashkuar u ngjit me dy vende në vendin e katërt, duke përmbysur një rënie gjashtëvjeçare.

“Tendenca e përgjithshme në historinë 18-vjeçare të renditjes është drejt një lirie më të madhe udhëtimi,” tha Henley and Partners në një deklaratë për shtyp.

Pasaporta e Singaporit ishte gjithashtu në vendin e parë në 2021 me akses në 194 destinacione, por ra në vendin e dytë vitin e kaluar. Gjatë 10 viteve të fundit, Singapori ka përmirësuar renditjen e saj me 25 pikë, duke e çuar pasaportën e vendit në vendin e parë, shtuan Henley and Partners.

Në të kundërt, nga 10 vendet e para , SHBA-të panë përmirësimin më të vogël në rezultatin e indeksit të saj gjatë dekadës së fundit, vuri në dukje konsulenca. SHBA-ja tani renditet e teta në indeksin e pasaportave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA