Ministri i brendshëm francez thonë në komisionin për trazirat se 700 vetë janë burgosur (fotot)

19/07/2023 19:38

Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin foli sot në komisionin parlamentar për trazirat pas vrasjes së adoleshentit nga policia pas një ndalese në trafik në Nanterre.

Ai tha se më shumë se 700 persona janë dënuar me burg, prej procedurave të shpejta gjyqësore, të cilat janë kritikuar nga avokatët për shkelje të të drejtave të të ndaluarve.

Ai tha se më shumë se 1000 verdikte janë dhënë për shkelje si vandalizëm, vjedhje, zjarrvënie dhe sulm ndaj oficerëve të policisë.

Megjithse dënimet e vogla me burg konvertohen në liri me kusht, ministri Dupond-Moretti tha se rreth 600 persona kishin shkuar në qeli.

“Ishte e rëndësishme të jepnim një përgjigje të vendosur e sistematike,” tha ai për rrjetin RTL radio.

Dhuna më e ashpër në Francë që prej vitit 2005 nisi pas 27 qershorit kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17 vjeçarin franko-algjerian pasi e ndaloi me makinë në perëndim të Parisit.

Trazirat me thyerje e zjarrvënie zgjatën pesë net par se të zbuteshin, teksa rreth 40 000 oficerë policie u angazhuan me protestat sipas autoriteteve.

Dupond-Moretti tha se ka kufizuar rrjetin Snapchat me të cilin të rinjtë organizoheshin për të ndezur rreth 20,000 zjarre, 200 prej të cilave në stacionet e policisë franceze.

FOTO GALERI
2/3
Dupond-Moretti tha se ka kufizuar rrjetin Snapchat me të cilin të rinjtë organizoheshin për të ndezur rreth 20,000 zjarre, 200 prej të cilave në stacionet e policisë franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA