Duke nisur nga viti i ardhshëm akademik, çdo student që ndjek arsimin e lartë në universitetet shqiptare mund të aplikojë për kredi studentore duke pasur garanci shtetin.
Ky është vendimi i këshillit të ministrave që u miratua këtë të premte, që lehtëson jetesën e të rinjve gjatë studimeve, duke mbuluar jo vetëm tarifat e studimit por edhe kostot e përditshmërisë. Ministrja e arsimit Evis Kushi shpjegoi në një dalje për mediat shpjegoi kushtet që duhet të plotësojnë përfituesit.
“Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar nga vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, rezultatet e mëparshme”, tha Evis Kushi.
Shlyerja e kredisë ka afate të ndryshme të përcaktuara për studentët e ciklit bachelor dhe për ata të masterit.
“3 vite pas nënshkrimit të kontratës për ciklin e parë, jo më herët se dy vite për ciklin e dytë”, sipas Kushit.
Me synimin për të zgjeruar listën e përfituesve, në VKM parashikohet që studentët e përzgjedhur nga politikat e mëparshme si bursë apo 0 tarifa, përjashtohen nga skema e kredisë studentore.
Top Channel