Apeli i GJKKO ka miratuar vendimin e SPAK, në lidhje me Agustin Mesulin, Altin Dedën, Florian Bakun, Sokol Idrizajn, Vangjush Kasharën, Tomorr Barutin, Gentjan Agën, Adil Shehun dhe Elda Idrizajn.

Me anë të një njoftimi Apeli i GJKKO bën me dije:

– Caktimin ndaj personit nën hetim Gentjan Aga, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Aga  që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim Gentjan Aga nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

– Caktimin ndaj personit nën hetim A.Sh, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A.Sh. që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim A.Sh. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

– Caktimin ndaj personit nën hetim V.K., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim V.K. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerëve të policisë gjyqësore Roki Pepa ose Arjan Hajati pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim V.K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

– Caktimin ndaj personit nën hetim T.B., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim T.B. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerit të policisë gjyqësore Eljan Hoxha pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim T.B. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Për çfarë dyshohen këta shtetas?

Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari që ka dyqanin qendror  në Tiranë. Në mënyrë paralele edhe në Francë është zhvilluar ky operacion, ku janë arrestuar dy persona që dyshohet se janë pjesë të këtij grupi. Shumica e të dyshuarve janë anëtarë të një kompanie transporti ndërsa katër prej tyre ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim. Ka një sërë akuzash i kontrabandë e trafik i sendeve me vlerë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ky grup dhe dyshimet për të nisën në vitin 2019 kur autoritetet franceze referuan informacion konfidenciale palës shqiptare që një grup po bastiste banesa e merrte sende me vlerë, të cilat përmes një kompanie futeshin në portin e Durrësit ku dyshohet se ishin implikuar edhe punonjës të policisë së shtetit.

Top Channel