Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi i kanë shkuar në ndihmë në 2 raste, gjatë ditës së sotme disa pushuesve të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.

4 pushues që ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut” janë ndihmuar nga policia e Vlorës pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt ndërsa në ndihmë të disa pushuesve të tjerë, në plazhin e Livadhit, ka shkuar Policia Kufitare Dhërmi, pasi mjeti me të cilën lundronin kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg.

Njoftimi i Plotë:

Policia Kufitare e Vlorës iu shkon në ndihmë 4 pushuesve që ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt.

Në ndihmë të disa pushuesve të tjerë, në plazhin e Livadhit, ka shkuar Policia Kufitare Dhërmi, pasi mjeti me të cilën lundronin kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg.

Ditën e sotme, salla operative e Policisë Kufitare ka marrë njoftim për 4 pushues që ishin duke lundruar me një mjet lundrues skaf, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, sepse ishin bllokuar pas një defekti që mjeti i tyre lundruese kishte pësuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për t’iu shkuar në ndihmë 4 shtetasve, të cilët pasi janë lokalizuar, së bashku me mjetin e tyre lundrues, janë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në Triport, në gjendje të mirë shëndetësore.

Po gjatë ditës së sotme, nga Policia Kufitare Dhërmi është marrë njoftimi se një mjet lundrues kishte pësuar defekt, në plazhin e Livadhit.

Menjëherë, edhe në këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi janë organizuar për t’iu shkuar në ndihmë, duke shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në breg, mjetin lundrues që kishte pësuar defekt, së bashku me personat në bord, pa probleme.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA