Llogaria e hapur e Arben Ahmetajt me drejtësinë, vijon të prodhojë përplasje politike mes opozitës dhe shumicës socialiste.

Kjo u pa edhe në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nga ku u përcaktua kalendari punimeve të parlamentit këtë të enjte. Opozita në këtë konferencë, këmbënguli për një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama por nuk ia arriti ta fusë në rendin e ditës.

Duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin. Interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy kërkesa të drejta. Sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama mbi këtë çështje duhet të respektohet kushtetuta dhe rregullorja. Nuk ka urgjencë thotë Kuvendi. Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj mund të marrin para nga buxheti i shtetit. Paratë e shqiptarëve mund të financojnë arratinë e këtyre personale.“-tha Bardhi.

Socialistët përmes Toni Gogut dhanë argumentet e tyre se përse u rrëzua kjo kërkesë e opozitës.

“Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje duhet të hynin në seancën ardhshme. Do të vendosë Kuvendi të enjten nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë fort se aty nuk ka përmbajtje. Tani është momenti i drejtësisë për atë çështje, kur ne hapëm rrugën e komisionit hetimor, i cili sot është në duart të drejtësisë. Çdo veprim tjetër këto urgjencat janë ose brenda grupeve, por për Kuvendin e Shqipërisë mendoj se urgjenca janë pensionet, studentët, shërbimi mjekësor. Për këto arsye ne vendosëm që në seancën e ardhshme të caktohet. Nuk kemi asnjë lloj frike për të bërë debat.”

Seanca plenare e parlamentit këtë të enjte do të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA