Kandidati i LVV për president? Flet për herë të parë Murat Jashari: Nuk kam ambicie politike, është barrë e madhe… 25/02 20:18
Ministri i ri i Brendëshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Muhamed Rrumbullaku zhvilloi një takim pa praninë e mediave me strukturat e qarkut të Lezhës.
Takimi zgjati rreth 60 minuta ku sipas burimeve ministri ju ka kërkuar drejtuësve të Policisë Vendore angazhim maksimal për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe në luftën kundër kriminalitetit.
Pas emërimit të tij pritet nëse do të ketë ndryshime në Drejtorinë Vendore të Lezhës, ku vijon të jetë i komanduar si drejtor i qarkut Alfred Elezi i cili është pasues i Vehbi Bushtatit. Ende nuk dihet nëse Drejtoria Vendore e Lezhës do ketë një drejtues tjetër apo këtë post do ta mbajë Alfred Elezi.
Top Channel