![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/TRUMP_sd-2-800x450.jpg)
Ricky Martin do të sjellë shfaqen e tij të vlerësuar nga kritika ‘ Ricky Martin Symphonic’ më 20 korrik.
Artisti shoqërohet nga Orkestra Kombëtare e Tiranës dhe grupi i tij, për të sjellë më të mirën në performancën e jashtëzakonshme live që do ti ofrojë kryeqytetit.
Një tjetër mbrëmje muzikore elektrizuese pritet të gjallërojë Tiranë me muzikantin legjendar kuban Eliades Ochoa. Nga ana tjetër Hemingway Jazz Fest vazhdo traditët për edicionin e shumëpritur për këtë vit.
Të gjitha këto evente, por edhe paketat e turzimit kulturor janë të shfaqura në një kalendar të vecantë në aplikacionin TEA, të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Agjencia Kombëtare e Turizmit, që tashme drejtohet nga Zana Çela, krijoi për herë të parë në Shqipëri një kalendar të plote të eventeve turistike, që zhvillohen përgjatë gjithë vitit, në të gjitha vendet e Shqipërisë, e janë plot 1,110 aktivitete. Janë evente të agroturizmit, kulinarisë, teatër, kinema, deri te eventet e multiartit apo sporte të ndryshme, përfshirë ato ekstremet.
TEA, krijuar për kalendarin e parë të eventeve të turizmit në Shqipëri, ka tërhequr që në ditët e para interesin dhe kuriozitetin e turistëve. Tregues i qartë për këtë janë edhe mijëra shkarkimet e para në shumë pak kohë.
Aplikacioni TEA, i cili gjendet si në Play Store edhe në App Store, ka deri më tani 4,694 shkarkime në android dhe 5,358 shkarkime në iOS, pra një total prej 10,052 shkarkimesh.
Mes letërsisë, folklorit, trashëgimisë kulturore, cirkut e teatrit të kukullave, aplikacioni mund të jetë guida juaj që nga Shkodra, Durrësi e Vlora përgjatë kësaj vere.
Top Channel