Frutat janë ai grup ushqimesh që nuk duhet t’i shmangni kurrë. Ato falin ëmbëlsi, freski, shije dhe shumë vlera ushqyese të domosdoshme për organizmin tuaj.
Sipas ekspertëve të shëndetit, tek të cilat AgroWeb.org bazohet, ka disa fruta specifike që nuk duhet t’i ndani nga regjimi juaj ushqimor, me të cilat AgroWeb.org ju njeh në vazhdim.
Boronicat kanë fuqi ushqyese të mëdha! Ato përmbajnë antocianina, të cilat veprojnë si antioksidantë që vrasin radikalet e lira dhe kanë sasi të larta të vitaminës C, K dhe mangan. Janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave të tretshme, të cilat janë të rëndësishme në reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.
Mollët kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante që kanë treguar se mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri për shkak të përbërjeve polifenolike. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme, të cilat ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit gastrointestinal.
Edhe pse njihen gjerësisht për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, ato gjithashtu ofrojnë një grup unik të lëndëve ushqyese, duke përfshirë kaliumin, hekurin, kalciumin, vitaminën E dhe vitaminat e shumta B. Vitamina C ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, i cili vonon plakjen e lëkurës dhe ju bën të dukeni të rinj.
Kumbullat, e veçanërisht kumbullat e thata, janë një burim i dobishëm i lëndëve ushqyese. Këto fruta ndihmojnë me tretjen falë përmbajtjes së lartë të fibrave, duke ndihmuar kundër konstipacionit. Përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të vitaminës K, e cila ndihmon në zhvillimin e disa proteinave të nevojshme për koagulimin e gjakut dhe forcimin e kockave.
Nga të gjitha frutat, mjedrat janë të njohura për sasitë më të larta të fibrave. Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, mbajtjen e shëndetshme të mikrobiomës së zorrëve dhe ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
Manaferrat janë po aq të larta në fibra sa mjedrat. Megjithatë, manaferrat njihen si një burim më i pasur i antioksidantëve, manganit, bakrit, vitaminës A, vitaminës E dhe vitaminës K. Ashtu si boronicat, manaferrat përmbajnë gjithashtu antocianin.
Bananet janë të pasura me fibra dietike, të cilat ndihmojnë në reduktimin e urisë e duke ju ndihmuar kështu në menaxhimin e peshës dhe uljen e rrezikut të obezitetit. Ato janë gjithashtu shumë të pasura me kalium, i cili është një elektrolit që luan rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut.
Së bashku me sasitë e mëdha të vitaminës A, domatet njihen si një burim i fortë i likopenit, një tjetër antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në eliminimin e radikaleve të lira dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike.
Krahas sasisë së lartë të likopenit, shalqiri konsiderohet si një nga frutat më hidratues me rreth 92% përmbajtje uji. Gjithashtu konsumi i këtij fruti mund të ndihmojë me lehtësimin e dhimbjeve të muskujve pas stërvitjes, për shkak të përmbajtjes së kaliumit.
Avokadot janë të pasura me vitamina të tretshme në yndyrë, të tilla si vitamina E dhe K, të cilat ndihmojnë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Por përmban edhe vitamina të tretshme në ujë si vitamina C dhe B ,që ndihmojnë në mbështetjen e sistemit imunitar dhe atë të syve. Ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të yndyrave të shëndetshme omega-3 dhe yndyrave të pangopura, të cilat mund të reduktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak. /AgroWeb.org
Top Channel