Pas takimit informal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka treguar mbi diskutimet gjatë takimit.
Rama tha se mes kryeministrave u fol për mbështetje financiare të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi pas luftës në Ukrainë janë mbështetur të gjithë vendet anëtare të BE-së duke krijuar kështu një hendek ndaj vendeve pretendente për t’u anëtarësuar.
Rama tha se një paketë me fonde është duke u projektuar për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Fjala e Ramës:
“Ne ishim dot në Tiranë me Varhely i cili mbulon rajonin dhe ka për detyrë trajtimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin dhe me fqinjësinë dhe për këtë diskutuam. Prej ca kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në hendekun që ekziston mes vendeve anëtare dhe vendeve ton pas goditjeve të pandemisë, krizës energjitike e Ukrainës që kanë bërë që BE-ja ka shpërndarë fonde të konsiderueshme për vendet anëtare, gjë që e ka zgjeruar hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh këtë pasojë dhe të gjitha sfidat që sot janë të përbashkëta po aq sa janë të përveçme ne jemi përpjekur të krijojmë një tjetër qasje, që paralelisht me procesin e negociatave të kemi një mbështetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ka filluar të formësohet dhe një plan i ri për një mbështetje është duke u përgatitur, Ballkani perëndimor mund t’i hapen disa shtigje të integrimit në Tregun e Bashkuar Evropian pa pritur që at të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Pak a shumë kjo është panorama e përmbledhur e ditës së sotme.”- tha Rama.
Top Channel