Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale opinionet e disa turistëve të huaj të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion i pushimeve të tyre.
Të huajt që kanë zgjedhur Sarandën për të kaluar pushimet e tyre shprehen se janë tepër të kënaqur pasi uji është shumë i pastër dhe ushqimi shumë i mirë. Ka disa turistë që shprehen se di rikthehen sërish për pushime. Ata ndihen të sigurt në këto plazhe dhe sipas tyre i plotësojnë të gjitha kushtet.
“Mirëmëngjesi dhe nga Saranda, ku gjatë këtyre ditëve takon turistë prej gjithë botës të cilët e kanë zgjedhur për të kaluar pushimet verore dhe me gojën plot thonë fjalët më të mira për plazhet e kristalta, pastërtinë, sigurinë dhe sigurisht ushqimin e shkëlqyer, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Top Channel