Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me dosjen e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ia ka kaluar për gjykim Gjykatës së Posaçme.

Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro akuzohet se ka marrë 330 mijë lekë të reja ryshfet për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në mënyrë që të merrte një tender.

Ndaj dhe Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, e tani akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

Po ashtu, janë dërguar për gjykim specialistja Laura Shteto, administratori i kompanisë ‘DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehi, të cilët akuzohen për veprën penale “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë’.

Joana Duro akuzohet se mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “DRICONS”, në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

SPAK thotë se ka vërtetuar se paratë i janë dhënë zyrtares së lartë nga Laura Sheto, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.  Sheto i mori paratë nga pandehuri Silvi Shehi, inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dricons”, i cili më herët kishte marrë porosinë nga administratori Vladimir Topi

Firma fituese e tenderit rezultoi të ishte kompania “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, me ofertën 6 milionë lekë të vjetra. Pra vlera përfundimtare e tenderit është 6 milionë lekë, ndërsa Duro ka marrë si ryshfet 3 milionë lekë, pra sa gjysma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA