Rrëfimi i rrallë i gazetarit Bregu: Falcone idhulli im, Costanzo iku pa pengje pas kapjes së Mesines

17/07/2023 22:02

Falcone dhe Borsellino janë idhuj të shumë zyrtarëve të drejtësisë, dhe jo vetëm ndërsa historia e jetës së tyre profesionale është e jashtëzakonshme dhe e rrallë.

Gazetari Sokol Bregu, ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story se Falcone ka qenë një ndër personazhet e tij më të preferuar.

Ai tregoi se si Falcone u bë i njohur nga Denaro dhe pati një histori suksesi në luftën ndaj mafias në Itali.

“Në rastin konkret kam emocione sepse është një ndër idhujt e mi, që kur e kam hapur rrjetin tim social vetëm Falconen kam hedhur. Kjo edhe me një lidhje me Costanzon, i ka qenë një idhull im tjetër gjatë gjithë karrierës dhe ishte i pari që e ndihmoi Falconen, ai e nxori në media dhe më erdhi mirë që Denaro u arrestua para se të vdiste Costanzo. 30 vite rresht ai ishte i mbrojtur vetëm për këtë sepse nxori për herë të parë Falconen në Rai, e ndoqi atë gjatë gjithë kohës, e ndihmoi në Palermo sepse bëri disa herë emisione publike në Palermo dhe të gjithë kërkuan mos ta ndihmonte më. Çfarë kuptonte mafia në konceptin e vet, kuptonte që një njeri si Falcone, aq i fortë sa ishte zëri i tij në popullin italian do ta ndihmonte shumë luftën ndaj mafias, dhe më shumë në atë moment i shqetësonte Costanzo me rolin e tij se sa vetë roli i prokurorëve. Maurizio Costanzo në një mënyrë u tërhoq pas atentatit të parë që i bënë dhe gjithë kohën e përmendte që kishte 30 vite pa shkuar në Palermo sepse herën e fundit që vajti u organizua e gjithë policia në çdo urë, një histori e jashtëzakonshme. Vetëm një njeri si Costanzo mund t’i ndihmonte njerëzve, në momentin që Denaro u arrestua ai tha bëra gazetarin dhe tani shpresoj ta bëni ju.”– tha Bregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA