Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për çështjen e skandalit të tenderit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka dërguar kërkesën për gjykim në GJKKO.

Në këtë çështje janë përfshirë Joana Duro, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; Laura Shteto, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”;  Vladimir Topi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe Silvi Shehi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro ka përfituar në mënyrë të parregullt 330.000 lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga ministria për LOT 1,“Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës, me fond limit 805.872 lekë”.

Nga hetimi i SPAK me metoda speciale është dokumentuar fakti i dërgimit të shumës së parave prej 330 000 lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro. Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro në zyrën e saj në ministri dhe më pas është bërë arrestuar në flagrancë e saj dhe janë sekuestruar paratë.

Pas hetimeve u provua se kjo shumë parash është dhënë nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator i operatorit ekonomik “Dricons” sh.p.k, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu, rezulton se i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë “Dricons” sh.p.k, pas komunikimit me Topin, ka marrë shumën e parave prej 330.000 lekë nga i pandehuri Vladimir Topi dhe i a ka dërguar Laura Shtetos, e cila më pas i ka dërguar tek Duro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA