Rreth 15 km nga Gramshi, do të gjeni Kanionin e Holtës, një monument natyror. Një ndër vendet më mbreslënëse që Shqipëria rezervon për turistët vendas e të huaj.

“Më pëlqen që nuk është e mbipopulluar. Natyra është shumë e bukur dhe mund të relaksohesh e të shijosh diellin dhe pamjen”, thotë një turiste.

“Është hera e pestë që e vizitojë Shqipërinë, jam fans i këtij vendi, ua rekomandoj të gjithëve”, shprehet një turist.

 “Më bukur se kaq nuk di çfarë të them, e tregon vetë natyra”, thotë një pushues.

“Ky është një vend shumë i bukur, ne e adhurojmë, moti fantastik. Kemi marr një apartament në Qerret dhe do eksplorojmë gjithë destinacionet turistike të Shqipërisë”, tregon një tjetër.

Rritja e kureshtjes për të eksploruar natyrën e këtij vendi, ka zhvilluar shumë edhe bizneset familjare. Nderimi, një banor i zonës shprehet se pas zbulimit të kanionit nga vizitorët dhe pas rregullimit të infrastrukturës rrugore ka shfrytëzuar tokën për të ngritur një biznes të vogël familjar por shumë fitimprurës.

“Ne më përpara mbillnim misra, grurë, fasule, mbanim bagëtitë. Më pas u bë hidrocentrali dhe u asfaltua rruga dhe ne po mundohemi të punojmë e të kënaqim njerëzit. Përveç te tjerave ofrojmë edhe kamping që ta vijnë turistët, qëndrimi është falas, mjafton që të konsumojnë ushqime këtu e të mbeten të kënaqur”.

Shkëmbinjtë e bardhë dhe uji i kristaltë krijojnë një madhështi ngjyrash spektakolare ç’ka e bëjnë këtë vend një destinacion të paharrueshëm për këdo që e viziton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA