Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Kthesën e Libohovës”, në Gjirokastër.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person me inicialet J. V., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 32-vjeçari dhe pasagjerja në këtë automjet njëherazi bashkëshortja e tij, S. V., 30 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel