20/11 13:15
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos fliste gjatë për mungesën e Albin Kurtit në takimin me liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së.
I pyetur nga gazetarët nëse i “vjen keq që mungoi vëllai i vogël”, Rama tha se nuk sheh ndonjë interes pasi ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi.
“Nuk shoh asnjë interes se ishin gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi.”-tha shkurt Rama.
Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.
Në takim ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një aktivitet tjetër në Greqi.
Top Channel