​Ulet inflacioni në Itali, në qershor niveli ishte 6.4%

17/07/2023 12:29

Në qershor inflacioni në Itali ra në 6.4% nga 7.6% që ishte në muajin maj, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (Istat).

Sipas Agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, rënia e qartë nga muaji në muaj vazhdon të ndikohet fuqishëm nga rënia e çmimeve të mallrave të energjisë.

Inflacioni neto i mallrave energjetike dhe ushqimeve të freskëta, gjithashtu pësoi rënie, nga 6% në maj në 5.6% në qershor.

Së fundmi, vazhdoi ngadalësimi i rritjes nga viti në vit i çmimeve të produkteve të blera më shpesh, duke shënuar 10.5% në qershor krahasuar me 11.2% në maj, 11.6% në prill dhe 12.6% në mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA