Kohët e fundit në qytet vërehet një prani e shtuar e karkalecave nëpër lagjet dhe shtëpitë tona

Entomologët apo studiuesit e insekteve thonë që bëhet fjalë për karkalecin migrator, i cili zakonisht jeton në zonat urbane, është i padëmshëm dhe ushqehet në bimësi.

“Është një specie, e cila pothuajse në mënyrë të përvitshme është prezent në vendet urbane. Nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Kjo specie nuk rrezikon asnjë lloj dëmi qoftë edhe për bimësinë nëpër lulishte. Nuk është agresive, kështu që do të thoja nuk ka shqetësim”, tha entomologu Shpend Shahini.

Edhe për sa kohë do jenë të pranishme?

“Momentalisht larvat janë kthyer në insekte të rritura. Është një moment biologjik që ky dëmtues është në këtë fazë. Gjatë muajt shtator fillojnë të vendosin vezët dhe insekti i rritur shkon drejt ngordhjes”, tregon ai.

Karkaleci migrator a ka lidhje me karkalecat e fushave?

“Në kushtet e fushës më shumë prezentë janë karkaleci italian dhe maroken. Ne nuk jemi në ato nivele ku kemi ndonjë shqetësim të jashtëzakonshëm. Krahas mbrojtjes nuk mund të përdorim pesticide pa masë. Trajtimet kimike janë bërë në kohën e duhur. Masat kanë qenë komplekse dhe mjaft efektive. Në këto nivele që jemi pothuajse është në normalitet”, tha Shahini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA