Temperaturat në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit janë me të favorshme sa i takon shmangies së të nxehtit përvëlues të këtyre ditëve dhe pa diskutim që Voskopoja është një prej destinacioneve që ofron një klimë shumë të favorshme sidomos për ti shpëtuar vapës.

Gjatë ditës është shumë e lehtë të kuptosh që është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj që ia janë drejtuar Voskopojës për ta vizituar, për të shijuar jo vetëm bukurinë e fshatit por edhe klimën e veçantë që ofron. Natyra e gjelbër, rrugicat me kalldrëm të ndërthurura me destinacione të ndryshme historike dhe kulturore janë aktivitetet kryesore që i bënë pushuesit të drejtohen drejt Voskopojës jo vetëm në fundjavë.

Ka të tjerë që zgjedhin të kalojnë edhe pushimet e verës. Pushues të fshatit të pohojnë se do të qëndrojnë për të paktën dhjetë ditë, por ka edhe të tjerë që do të qëndrojnë edhe më gjatë.

Të gjithë janë të kënaqur sepse janë larg të nxehtit përvëlues.

I nxehti afrikan prej disa ditësh tashmë ka pushtuar vendin tonë, rajonin por edhe pjesë të ndryshme të Evropës, kryesisht atë jugore.

Ky i nxehtë pritet të zgjasë për të paktën tre javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA