Një aksident ka ndodhur në Sarandë ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 4-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, Sarandë, ku 69-vjeçari A. S., banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur të miturin, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Top Channel