Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bëri thirrje Bashkimi Evropian të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin.
Kurti u shpreh se rasti i Aleksandar Vulin tregon se “përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.
Sipas Kurtit, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e ShBA-së.
Ai bashkangjiti një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian S&D, i cili ka shkruar se mbështet vendimin e ShBA-së për futjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin në listën e sanksioneve, si dhe i ka bërë thirrje BE-së që ta ndjekë shembullin e ShBA-së.
Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin është futur të martën në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel