Vazhdon seanca plenare pas dhunës/ Konjufca bën thirrje për qetësi: Veprime të papranueshme! Hoxha: Ishin mjete demokratike, akt proteste

13/07/2023 15:33

Kuvendi i Kosovës vazhdon punës, pas disa orësh ndërprerje, për shkak të dhunën në sallë.

Kryetari i parlamentit Glauk Konjufca, duke e cilësuar të papranueshme sjelljen e dhunshme, ku u godit kryeministri Albin Kurti, ka bërë thirrje për qetësi. Mospajtimet mes partive duhet të mbahen në nivelin e funksionimit normal në institucionet tona, tha ai.

Glauk Konjufca: Kjo është sjellje që do të gjykohet prej qytetarëve dhe nuk do të doja të përsëritet. Ne i kemi betejat e mosmarrëveshjet tona, i kemi si forca politike papajtueshmëritë, por ato mospajtime gjithmonë i bëjnë nder vendit nëse i mbajmë në nivelin e funksionimit normal në institucionet tona. Deri tani, kemi arritur me sukses dhe janë dy vite që ekziston kjo legjislaturë dhe ju kërkoj ta merrni me qetësi dhe ta kalojmë sa më mirë.

Po ju thërras për një minimum për sjellje që ma merr mendja që do i gëzonte qytetarët. Nuk i kemi kursyer fjalët më të rënda por janë fjalë por në momentin kur kalohet në goditje, ato e tejkalojnë Kuvendin e Republikës e që trajtohen nga një pushtet tjetër.

A duam të kalojmë në atë gjendje? Unë them që jo. Bisedova me Kryeministrin dhe ai po heq dorë nga fjala e tij dhe nëse ne e kemi një mirëkuptim dalim në një pikë tjetër, vazhdojmë në pyetjet parlamentare. Ju lutem si kryetar i kuvendit për këtë kapitull të ri që duhet ta hapim pas kësaj dite të vështirë, pas këtyre veprimeve të papranueshme. Nëse e kam përkrahjen e të gjithë deputetëve, mirë. Nëse jo, do të ishte shumë keq. Ju lutem të mos bëhemi përgjegjës që nuk do të donit ta shihni në vendin tonë.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, u shpreh tensioni në kuvend u nxit nga zëvendëskryeministri dhe kryeministri Kurti. Duke kujtuar rastet kur në Kuvend është përdorur dhe gaz lotsjellës, Hoxha tha se ajo çfarë pamë sot në Kuvend ishte akt demokratik i protestës.

Eliza Hoxha: Faleminderit për këto fjalë dhe kjo arsye mendoj që ju ka ardhur vonë dhe për çfarë po diskutonim në këtë seancë, raportim dhe llogaridhënie.  Ne adresuam një çështje te ndjeshme dhe nëse është e parë rëndësishme, diskutimet me njeriun që ka fletë arresti, për mua është e pafalshme.

Ne jemi dëshmitarë që këtu është bërë dhe është gjuajtur gjithçka. Ishin mjete demokratike, akt i protestës. Nxitja erdhi nga zëvendëskryeministri dhe kryeministri. Sot zëvendës kryeministri e gjuajti me shishe uji deputetin që nuk i beri asgjë. Kryeministër, a të përfaqëson ty zonja Kusari kur flet me Radojçiçin?

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës këtë të enjte në Kuvend, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Më pas, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të Kurtit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Situata u agravua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radojçiçin dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa dite para se të formohej qeveria e tij.

Opozitat nuk ka ndalur kritikat ndaj qeverisë gjatë ditëve të fundit, pasi në media kanë dalë përgjime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ku ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listes Serbe, Milan Radojçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA