Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden gjatë një vizite në Finlandë, ku u takua me udhëheqësit nordikë pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s, deklaroi se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë në momentin që të përfundojë lufta.
“Askush nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërkohë që një luftë po vazhdon, sepse kjo garanton që ne jemi në një luftë. Presidenti rus Vladimir Putin tashmë e ka humbur luftën në Ukrainë, me mungesa të shumta dhe në telashe ekonomike. Nuk ka asnjë mundësi që ai të fitojë lufta në Ukrainë”, tha Biden.
Kjo deklaratë vjen pas përfundimit të samitit të aleancës veriatlantike në kryeqytetin e Lituanisë, ku Ukraina nuk arriti do të merrte një dritë jeshile për anëtarësim. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua i zhgënjyer nga mbledhja që zhvilluan, ndërsa e vetmja gjë që arriti të marrë ishin ndihmat ushtarake.
Përpara konferencës për mediat Biden u takua me presidentin finlandez Sauli Niinistö dhe liderë të vendeve të tjera nordike, duke përfshirë Suedinë, Norvegjinë, Danimarkën dhe Islandën.
Tema e diskutimeve mbeti bashkëpunimi ndërmjet vendeve nordike dhe Shteteve të Bashkuara për çështjet e sigurisë, mjedisit dhe teknologjisë.
Finlanda, tashmë si anëtarë i ri i NATO-s, është ndalesa e fundit e Biden në turneun e tij evropian përpara se të kthehet në Uashington pas takimit me kryeministrin Rishi Sunak në Londër të hënën dhe pjesëmarrjes në samitin e Vilnius.
Top Channel