Të ndaluara nga 123 vende! Municionet thërrmuese të SHBA mbërrijnë më në fund në Ukrainë

13/07/2023 20:50

Ukraina ka marrë municione thërrmuese të diskutueshme më pak se një javë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i transferojnë ato në vend.

Valeryi Shershen, një zëdhënës i komandës ushtarake Tavria në Ukrainën jugore, konfirmoi për CNN se Ukraina sapo kishte marrë municione thërrmuese, por nuk i kishte përdorur ende.

Municionet thërrmuese janë “në duart e forcave tona të mbrojtjes”- tha Shershen për televizionin ukrainas, megjithëse dha pak detaje.

SHBA njoftoi javën e kaluar se do të përfshinte municione thërrmuese si pjesë e një pakete sigurie prej 800 milionë dollarësh që synon të sigurojë që forcat ruse të mos ndalojnë një kundërofensivë ukrainase.

Municionet thërrmuese janë të ndaluara nga rreth 123 vende, mes të cilave edhe partneri kryesor amerikan: Britania e Madhe, për shkak të impaktit që ato kanë në fushë-betejë. Ata zakonisht lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë. Thërrmijat që nuk arrijnë të shpërthejnë gjatë sulmit, përbëjnë një rrezik për dekada pas përfundimit të armiqësive mes vendeve.

Top Channel