Shumë ushqime që i konsumojmë në përditshmëri vijnë me disa rreziqe për të cilat mund të mos jeni të vetëdijshëm.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa prej tyre në mënyrë që të shmangni mundësinë për t’u helmuar.
Bërthamat e qershive
Bërthamat e qershive janë plot me acid prusik, i njohur edhe si cianid, i cili është helmues. Por nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse gëlltitni aksidentalisht një prej tyre. Nëse ato nuk janë të çara, thjesht kalojnë nëpër sistemin tuaj tresës derisa dalin nga organizmi.
Farat e mollës
Farat e mollës kanë gjithashtu cianid, kështu që bëni mirë të shmangni konsumin e tyre. Për fat të mirë, farat e mollës kanë një shtresë mbrojtëse që pengon cianidin të hyjë në sistemin tuaj tretës nëse i hani ato aksidentalisht. Por është mirë të tregoheni të kujdesshëm. Edhe në doza të vogla, cianidi mund të shkaktojë simptoma.
Shtogu
Ju mund ta konsumoni shtogun si shurup ose suplement për të forcuar sistemin tuaj imunitar dhe për të trajtuar simptomat e ftohjes ose gripit ose kapsllëkun. Por ngrënia e kokrrave të papjekura, mund t’ju bëjë të ndiheni keq. Ato kanë lektinë dhe cianid, dy kimikate që mund të shkaktojnë të vjella dhe diarre.
Arrëmyshku
Arrëmyshku i shton një aromë të këndshme gatimeve tuaja. Por nëse konsumoni sasi të mëdha, ai mund të shkaktojë probleme në shëndetin tuaj. Edhe 2 lugë çaji mund të jenë toksike për trupin për shkak të pranisë së një përbërësi që mund të shkaktojë halucinacione, përgjumje, marramendje, konfuzion dhe kriza.
Patatet jeshile
Gjethet, filizat dhe zhardhokët e patateve përmbajnë një substancë toksike të quajtur glikoalkaloid. Glikoalkaloidet e bëjnë një patate të duket e gjelbër kur ekspozohet ndaj dritës, kur dëmtohet ose plaket. Ngrënia e patateve me përmbajtje të lartë glikoalkaloid mund të shkaktojë të përzierja, diarre, konfuzion, dhimbje koke dhe madje edhe vdekje.
Fasulet e kuqe
Nga të gjitha varietetet e fasules, fasulet e kuqe të papërpunuara kanë përqendrimin më të lartë të lektinave. Lektinat janë një toksinë që mund t’ju shkaktojë dhimbje stomaku, të vjella ose diarre. Duhen vetëm 4-5 fasule të papërpunuara për të shkaktuar këto efekte anësore, prandaj është më mirë të zieni fillimisht.
Bajamet e hidhura
Të dy llojet e bajameve të hidhura dhe të ëmbla, kanë amigdalinë, një përbërje kimike që mund të shndërrohet në cianid, por bajamet e hidhura kanë nivelet më të larta. Bajamet e ëmbla janë të sigurta për t’u konsumuar, por ngrënia e bajameve të hidhura të patrajtuara mund të shkaktojë ngërçe, vjellje dhe diarre.
Kërpudhat
Mund të jenë të shkëlqyera për gatime, por kujdes nga disa kërpudha që gjenden në natyë. Dy lloje janë veçanërisht të dëmshme Amanita phalloides dhe Amanita virosa. Konsumi i këtyre kërpudhave të egra mund të shkaktojë dhimbje barku, diarre dhe të vjella, dehidrim, etje të fortë, mosfunksionim të mëlçisë, koma dhe vdekje.
Shqema të papërpunuara
Shqema që blini në dyqane përpunohen paraprakisht për të hequr një toksinë të pranishme në to që mund të shkaktojë një sërë reaksionesh në organizëm.
Mangot
Lëkura dhe gjethet e mangos përmbajnë përbërës helmues. Nëse jeni alergjik kafshimi i mangos mund të shkaktojë një reagim të rëndë me ënjtje, skuqje dhe madje edhe probleme me frymëmarrjen.
Top Channel