Një shtetas shqiptar rreth 50 vjeç, u ekzekutua në qytetin e Selanikut pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.

Dëshmitarë okularë thanë se viktima pati një sherr banal me një person duke e qëlluar me grushte. Autori, i cili dyshohet të jetë shqiptar ose bullgar, e qëlloi mbi viktimën të paktë 3 herë duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në rrugën Solonos në zonën lindore të Selanikut. Pak para ngjarjes, autori dhe viktima ishin ulur në një bar së bashku.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit i cili është larguar me shpejtësi rrugicat e lagjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA