Situatë e paprecedentë është krijuar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa përplasja mes deputetëve vijon ende.
Mospajtueshmëria mes maxhorancës dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme, ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.
Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.
Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan
Rrustemi.
Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së,
Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo” që do të thotë “përshëndetje” në serbisht. Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca ka paralajmëruar se secili deputetë që do të ushtrojë dhunë në Kuvend do të largohet nga salla plenare.
Top Channel