![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-12-at-23.32.37-800x450.jpeg)
Seancë e jashtëzakonshme plenare po mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Mospajtueshmëria mes maxhorancës dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme, ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.
Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.
Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.
Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo” që do ët thotë përshëndetje në serbisht.
Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale.
Top Channel