Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi gjuan me shishe,. Ndërsa vijojnë tensionet në Kuvendin e Kosovës.

Mospajtueshmëria mes maxhorancës dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancës së sotme ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.

Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.

Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.

Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo” që do të thotë “përshëndetje” në serbisht.

Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale.

Top Channel