Trendi i grimit “pa makeup” i referohet grimit që nxjerr në pah në mënyrë perfekte tiparet tona pa e rënduar lëkurën tonë.
Është ideal për mëngjeset dhe mbrëmjet verore dhe mund të krijohet lehtësisht.
Filloni me kujdesin e lëkurës
Hailey Bieber, e cila kohët e fundit festoi “ditëlindjen” e parë të markës së bukurisë Rhode, shpesh përfshin kujdesin e lëkurës në rutinën e saj të thjeshtë të grimit. Hapi i parë i grimit të saj “pa makeup” është aplikimi i një kremi hidratues. Për pamjet e mëngjesit veror, kjo është baza e look-ut të saj – pa korrektor apo fondatinë. Megjithatë, në grimin e saj në mbrëmje, ajo shpesh përfshin një shtresë tjetër të kujdesit për lëkurën, siç është një serum, në bazën e saj. Arsyeja: Shtimi i serumit, sipas Hailey, e bën aplikimin e produktit shumë më të lehtë. Në mëngjes, aplikoni produkte për kujdesin e lëkurës me SPF për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.
@haileybieberskin prep for a shoot day ✨♬ BEST INTEREST – Tyler, The Creator
Aplikoni në mënyrë selektive
Përdorni një korrektor kremoz për të mbuluar njollat, skuqjet ose rrathët e errët. Aplikoni një sasi të vogël korrektori me gisht ose furçë dhe përzieni butësisht në lëkurë. Qëllimi i trendit është të nxjerrë në pah bukurinë tuaj natyrale, jo lëkurën e përsosur.
@jasminnlily_ Go to base✨ #naturalmakeup #glowyskin #grwm ♬ PRETTY BOY FLOW – STURDYYOUNGIN
Thuajuni “po” produkteve kremoze
Aplikoni theksues kremoz dhe në mollëzat tuaja dhe urën e hundës për një shkëlqim delikat rozë (blush). Shmangni përdorimin e produkteve pudër pasi ato nuk do të maksimizojnë teksturën “cool” të këtij look-u veror.
Thuajini…”lamtumirë” maskarës dhe buzëkuqit
Ngjyrosja e vetullave është zakonisht një produkt i domoshoshë i rutinës sonë të grimit. Lëkura është protagoniste absolute e trendit të grimit “pa makeup”. Për buzët nuk ju nevojitet asgjë më shumë se një vaj hidratues buzësh apo balsam buzësh në një nuancë të butë.
Top Channel