Vitet kalojnë dhe Jennifer Aniston është po ajo vajza elegante bionde që kemi njohur në serialin “Friends”.
Trupi i saj është po aq në formë dhe i shëndetshëm sa dy dekada më parë, por për vetë aktoren nuk ka qenë një udhëtim pa mundim. Ajo ka ndjekur gjithmonë dieta strikte dhe stërvitje intensive. Por, me kalimin e kohës, këto regjime kanë ndikuar në mirëqenien e saj.
Jennifer Aniston është bërë frymëzim për shumë njerëz për përkushtimin ndaj stërvitjeve, që kanë në fokus jo vetëm forcën fizike, por edhe mirëqenien mendore. Në ushtrimet e saj, ajo përfshin kardio, ushtrime force, joga apo pilates.
Aniston ka treguar si sfidon vazhdimisht trupit e saj. Por, nga stërvitjet intensive, ajo ka treguar se ka pësuar lëndime.
Aktorja është shprehur se “nuk e quan një stërvitje të mirë nëse nuk bën 45 minuta kardio”, por duke u stërvitur për një kohë të gjatë “ndihej e këputur”.
Më herët, aktorja ka ndjekur një regjim të rreptë dietë, që i ndryshoi tërësisht rutinën, teksa është shprehur se “u bë e varur nga aktiviteti fizik dhe dietat”.
Tashmë, ylli kinematografik na tregon se stërvitjet ekstreme nuk janë zgjidhja më e mirë. Ajo na vërteton se shëndeti vjen në radhë të parë. Ajo ka zbuluar programin që ndjek e udhëhequr nga një instruktor, pa e mbingarkuar veten dhe pa rrezikuar dëmtimin e trupit të saj.
“Të bësh stërvitjen tënde vetë, meh. Nëse keni muzikë të mirë, mund të argëtoheni, por mua më pëlqen të më udhëzojnë. Është shumë e lehtë për mua t’i bëj gjërat më pak saktë se sa duhet”.
Top Channel