Stoltenberg: Moska nuk vendos se kush mund të bëhet anëtar i NATO-s

12/07/2023 12:54

Gjatë një konference për mediat në samitin e NATO-s në Vilnius, Stoltenberg është pyetur nëse lëvizjet e NATO-s në këtë samit i kanë sjellë aleatët më afër luftës me Rusinë, Stoltenberg thotë se tashmë po zhvillohet një luftë e plotë në Evropë.

“Rreziku më i madh është nëse presidenti Putin fiton. Ai po shkel ligjin ndërkombëtar duke përdorur forcat ushtarake për të pushtuar një fqinj dhe marrë atë që dëshiron”, shprehet shefi i NATO-s.

Stoltenberg thotë se ky është rreziku më i madh për NATO-n, duke konfirmuar pikëpamjen e tij se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën dhe aleancat e saj.

“Ne kurrë nuk mund të lejojmë që Moska të fillojë të vendosë se kush mund dhe nuk mund të jetë anëtar i NATO-s. Rusia ka qenë kundër çdo zgjerimi të NATO-s. I takon aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës të vendosin se kur ky shtet do të bëhet anëtar, Moska nuk ka të drejtën e vetos për këtë”, shprehet Stoltenberg.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA