Ngacmime seksuale, vjedhje automjeti, dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohen tre persona në Durrës

12/07/2023 11:03

Një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për ngacmim seksual ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij, është vënë në pranga.

38-vjeçarit G.B banues në Sektorin Rina Durrës, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Gjithashtu është vënë në pranga një 28-vjeçar V.B nga Kavaja i cili ka vjedhur automjetin e një 40-vjeçari nga Sërbia.

Një 33-vjeçar po nga qyteti i Durrësit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA