Foto/ “Zonjat e para” të Ukrainës dhe Francës vodhën vëmendjen në darkën e Samitit të NATO-s

12/07/2023 10:48

Brigitte Macron dhe Olena Zelenska tërhoqën vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme, gjatë darkës së organizuar nga presidenca e Lituanisë, vendi pritës i Samitit të NATO-s , i cili po mbahet në Vilnius.

Dy “zonjat e para” të Ukrainës dhe Francës ishin magjepsëse, siç komenton gazeta britanike “Daily Mail” , duke iu referuar zgjedhjeve të tyre të veshjeve për këtë rast.

45-vjeçarja Olena Zelenska dhe 70-vjeçarja Brigitte Macron, të cilat shoqëruan bashkëshortët e tyre në takim, dukeshin të lumtura dhe bisedonin si dy shoqe të mira.

Për gazetën britanike, ishte Olena, gruaja e liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, ajo që vodhi shfaqjen me një veshje mahnitëse blu të çelur, ndërsa Brigitte Macron ishte veshur me të bardha.

Olena dhe Brigitte raportohet se kanë komplimentuar njëra-tjetrën dhe kanë treguar batuta, gjykuar nga fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet.

Në veshjen blu të Zelenska-s, kishte zogj me krahë të hapur, një mesazh që gruaja e liderit të vendit ndërluftues ndoshta donte ta dërgonte me delikatesë.

“Zonja e Parë e Ukrainës, nënë e dy fëmijëve, mahniti të pranishmit me buzëqeshjen e saj simpatike. Ajo e kombinoi ansamblin e saj me taka të larta lëkure dhe dredhoi flokët ngjyrë gështenjë ”, shkruan botimi britanik.

Kamera e kapi Olenën duke biseduar gjatë me gruan e presidentit francez, Brigitte, e cila gjithashtu magjepsi turmën, shtoi gazeta.

Brigitte, nënë e tre fëmijëve (nga martesa e saj e parë) dhe ish-mësuese, bëri përshtypje me një fustan të bardhë të cilin e bashkoi me taka të larta të zeza dhe një çantë të përshtatshme.

Figura e saj plot forma u theksua më shumë teksa fustani i saj shkonte deri te dekolteja, ndërsa flokët i kishte stiluar në një topuz të gjerë.

Dy “Zonjat e Parë” janë shfaqur me humor dhe kanë pozuar foto bashkë dhe pa bashkëshortin.

FOTO GALERI
3/6
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen puth gruan e presidentit francez Brigitte Macron

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA