![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4eb153a1-7ff5-42e3-8163-bf6226b6d870_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
13/02 22:59
Gazetarja e Sky News, Deborah Haynes gjatë raportimit nga samiti i NATO-s u përball me një incident.
46-vjeçarja po raportonte për mbërritjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në samitin e Natos në Vilnius, Lituani, kur një mizë iu fut në gojë.
Ajo ndërpreu raportimin dhe u largua nga kamera duke u kollitur. “Sapo hëngra një mizë”, tha gazetarja e cila e mori këtë situatë me qetësi dhe humor.
Më vonë ajo postoi në Twitter momentin e incidentit, ku shkruante: Sapo hëngra një mizë! Rreziqet e raportimit live gjatë natës, ku insektet vërshojnë rreth dritës.
Kanë kaluar pothuajse nëntë vjet nga dita që kolegu i Deborah në Sky News, Adam Boulton, përjetoi një situatë të ngjashme.
Top Channel