E braktisur nga partneri, 23-vjeçarja në Durrës shkon të lindë foshnjën dhe kërkon ta lërë në spital

12/07/2023 16:31

Një 23-vjeçare shtatzënë pas braktisjes nga i dashuri është paraqitur pranë maternitetit të Durrësit për të kryer lindjen e fëmijës.

Gjatë procedurave të regjistrimit e reja ka bërë të ditur dhe qëllimin për ta braktisur foshnjen pas lindjes, pasi nuk mund ta rrisë e vetme. E reja është në proces lindjeje dhe mjekët kanë marrë kujdes ndaj saj, ndërsa rasti i është referuar komisariatit të policisë së Durrësit.

Lidhur me rastin, policia e Durrësit bën me dije se nuk kanë përfunduar ende veprimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA