Borrell mirëpret zotimet e Kosovës: Presim hapa të mëtejshëm për çtensionim

12/07/2023 18:02

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se e mirëpret përkushtimin e Kosovës për marrëveshjen e çtensionimit të situatës në veri.

Borrell ka shkruar në Twitter se pret që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë përparimi në këtë drejtim.

Ndërkaq, ka nënvizuar se do të vazhdojnë të punojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian me palët.

“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deeskalim. Presim që #Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA