Pas zjarrit, vijojnë punimet në Notre Dame de Paris! Hapja e parashikuar në vitin 2024

11/07/2023 22:15

Notre-Dame de Paris, e shkatërruar pjesërisht nga një zjarr në vitin 2019, po restaurohet me kujdesin më të madh, ku së fundmi punimet janë përqëndruar në pjesën e çatisë.

Pas nisjes në prill të montimit të majës, e cila duhet të rindërtohet në mënyrë identike, kjo është një fazë e rëndësishme në rindërtimin që duhet t’u lejojë parisienëve të gjejnë “siluetën e njohur të katedrales së tyre.

Kornizat e çatisë mbërritën në ambientet e jashtme të Notre Dame de Paris, e më pas nisën punimet me vinç.

Rihapja e Notre-Dame është planifikuar për në dhjetor të vitit 2024, pas Olimpiadës së Parisit gjatë verës, e cila nuk duhet të ketë asnjë ndikim në vazhdimin e punës.

Vendi i cili ka tërhequr vazhdimisht nga e gjithë bota po qëndron prej vitesh i mbyllur, ndërsa specialistët kanë vijuar inspektimin e ndërtesës prej kohësh.

Sipas statistikave katedralja e Notre Dame de Paris përpara djegies tërhoqi më shumë se 12 milionë turistë nga çdo vend.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA