Azerbaixhani mbyll kalimin kufitar të Kryqit të Kuq drejt Armenisë me pretekstin e trafikut ilegal (fotot)

11/07/2023 15:55

Armenia raportonte sot se Azerbaixhani ka mbyllur një pikë kufitare të njohur ndërkombëtarisht si ‘Korridori Lachin’ me pretekstet e kalimit të kontrabandës, në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak.

Mediat perëndimore thonë se kalimi kufitar ka si objektiv furnizime dhe mallra mjekësore njoftonte zëdhënësi i jashtëm armen Ani Badalyan, i cili shtonte se më shumë veprim ndërkombëtar nevojitet për të ndaluar bllokadën e vendosur ndaj rajonit të Nagorno-Karabakh.

Ndërsa punonjësit e doganave azere thonë se shërbimet kufitare kanë ndaluar vazhdimisht tentativa për të kaluar mallra të ndryshëm kontrabandë me automjetet e Kryqit të Kuq.

Ata shtojnë se kishin paralajmëruar zyrtarët e Kryqit të Kuq për aktivitetin por kontrabanda ka vijuar dhe nuk janë marrë hapa për ta ndaluar nga ana e tyre.

Azerbaixhani thotë se është i përkushtuar ndaj vlerave të humanizmit dhe ka krijuar kushtet për lëvizjen e papenguar të mjeteve të ndihmës mjekësore, por veprimet e fundit të Kryqit të Kuq kundërshtojnë parimet e misionit të tij dhe abuzojnë me besimin e Azerbaixhanit.

Supozimet se kalimi po përdoret për kalimin e minicioneve për Armeninë  sipas Azerbaixhanit vjen prej personave me mendësi negative ndaj vendit që paraqiten me Kryqin e Kuq, prandaj është ndaluar përkohësisht vijimi i veprimeve të tilla në territorin e Azerbaixhanit.

Për të transportuar kalimin e njerëzve, minave, municioneve e pajisjeve të tjera ushtarake për grupet armeve, Azerbaixhani tha se po tërhiqet përkohësisht nga akordi për pikën e kalimit Lachin-Khankendi në kufi me Armeninë.

FOTO GALERI
3/3
Për të transportuar kalimin e njerëzve, minave, municioneve e pajisjeve të tjera ushtarake për grupet armeve, Azerbaixhani tha se po tërhiqet përkohësisht nga akordi për pikën e kalimit Lachin-Khankendi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA