![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/p1dtunqg_tom-homan-pope-francis-_625x300_25_January_25_hd-800x450.jpg)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord të ratifikojë pranimin e Suedisë në aleancë.
“Me kënaqësi të njoftoj se pas takimit në të cilin prita presidentin Erdogan dhe kryeministrin e Suedisë, Erdogan ka rënë dakord t’ia përcjellë protokollin e pranimit të Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”- tha Stoltenberg.
Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan më herët gjatë ditës për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me BE. Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.
Top Channel