Mbytjet nxjerrin përmbi ujë edhe problematikat e sigurisë së pushuesve në plazhet shqiptare.

Edhe pse nuk janë raste të izoluara dhe është shqetësim i përvitshëm, pikat e vrojtimit i gjen ose bosh ose me punonjës pa uniformë.

“Dje kam qenë gjithë ditën këtu, roje nuk ka”, tha një pushues.

“Duhet shteti të marrë masa për qytetarin, por edhe njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që me detin nuk bëhet shaka”, tha një tjetër.

“Shteti është inekzistent, kurrkund, të vijë ta kontrollojë, po të mos e ketë venë të pezullojë shërbimin”, tha një pushuese.

Ndërkaq vetë rojet bregdetare shfaqen të pakënaqur me këtë profesion, që nuk ju mundëson të ardhura të kënaqshme për të jetuar mirë. Franko Sina është certifikuar para 4 vitesh, por është tërhequr nga kjo detyrë, e një nga arsyet mbetet pagesa.

“Kam qenë baywatch, kam shpëtuar edhe njerëz, rroga s’më intereson. Nëse shikoj tre persona që mbyten, do e kem shumë të vështirë t’i shpëtoj. Nga 2.5 km që është shëtitorja duhet të ketë të paktën 10 roje plazhi. Roja duhet të ketë bilbil, jelek edhe mjet lundrues”, tha ai.

Subjektet private nuk zbatojnë detyrimin ligjor për të punësuar vrojtuesit e plazhit si dhe për të vendosur sinjalistikën e sigurisë, e nga ana tjetër pushteti vendor si dhe Ministria e Turizmit mbyll sytë përballë shkeljeve të përsëritura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA